Marrëveshje bashkëpunimi në mes Fakultetit të Teknologjisë Ushqimore dhe Pestova Shpk
Marrëveshje bashkëpunimi u nënshkrua në mes të Dekanit të Fakultetit të Teknologjisë Ushqimore, z. Mensur Kelmendi, dhe Menaxherit për cilësi dhe sigurim të ushqimit, Agron Halimi të kompanisë “Pestova Shpk “ në Pestovë – Vushtrri.
Përmes këtij bashkëpunimit palët kanë shprehur vullnetin dhe gatishmërinë për bashkëpunim dhe njohje të ndërsjellë, duke synuar ngritjen dhe zhvillimin e mëtejshëm të kapaciteteve dhe njohurive profesionale.
Qëllimi i këtij bashkëpunimi është që të kontribuohet në ngritjen e relevancës dhe përshtatshmërisë së sektorit të arsimit të lartë me ato të nevojave të tregut si dhe të sigurohet ndikimi pozitiv në rritjen e efektshmërisë së bizneseve në sektorin e inxhinierisë dhe ekonomisë. Në kuadër të bashkëpunimit palët nënshkruese do ta ndihmojnë nj ëra-tjetrën në bazë të veprimtarisë që e zhvillojnë.
Njëkohësisht Studentët e FTU-së do ta zhvillojnë praktiken profesionale në kompanin “Pestova Shpk “ në Pestovë – Vushtrri.
Palët nënshkruese u dakorduan që t’i caktojnë pers onat përgjegjës për zhvillimin dhe koordinimin e programeve dhe aktiviteteve të përcaktuar a nga qëllimi i nënshkrimit të kësaj marrëveshje.