Mbahet konferenca “TË DREJTAT E NJERIUT, KRIMINALITETI DHE EKONOMIA NË KOHË TË PANDEMISË COVID-19” në Fakultetin Juridik
Sot u mbajt Konferenca Shkencore (virtuale) e organizuar nga Fakulteti Juridik – UIBM, me titull:
“TË DREJTAT E NJERIUT, KRIMINALITETI DHE EKONOMIA NË KOHË TË PANDEMISË COVID-19” ku u paraqitën 40 kumtesa nga pjesëmarrësit nga Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia. Hapjen zyrtare e bëri Dekani i Fakultetit Juridik dhe kryesuesit i Këshillit Organizativ të kësaj konference Prof.Asoc.Dr.Agron Beka. Konferencën e përshëndeti me një fjalim rasti edhe Rektori i Universitetit “Isa Boletini” në Mitrovicë Prof.Dr.Alush Musaj, i cili i përgëzoi të gjithë pjesëmarrësit që dhanë kontribut në organizimin shumë të mirë kësaj konference shkencore.