Mbledhja

Mbledhja e Trupit Këshilldhënës të Fakultetit të Gjeoshkencave

Më 08.09.2021 në Fakultetin e Gjeoshkencave u mbajt mbledhja e Trupit Këshilldhënës të Fakultetit të Gjeoshkencave.

Të pranishmit ritheksuan rëndësinë e bashkëpunimit në mes të arsimit të lartë – Universitetit përkatësisht fakultetit  dhe industrisë/institucioneve që kanë të bëjnë me fushën e Gjeoshkencave përkatësisht sektorin minerar në Kosovë. Secili nga të pranishmit u fokusua në përvojat e mundësisë së bashkëpunimit nga instutucioni/ndërmarrja që vijnë.

Në këtë mbledhje u caktua  Kryetari i Trupit Këshilldhënës të FGJ-së, Shefik Imeri – menaxher në Minierën dhe Industrinë e magnezitit Golesh. Shefiku ka një përvojë të madhe në menaxhmentin industrial duke qenë për vite të tëra edhe pjesë e NewCoFerronikeli në Drenas dhe tani aktualisht menaxher i Minierës dhe industrisë së magnezitit Golesh. Shefiku poashtu është aktiv edhe në punime shkencore dhe projekte të ndryshme nga lamia që mbulon.

Shefik Imeri i falënderoi anëtarët e TK të FGJ-së për besimin e dhënë duke theksuar se puna ekipore është ajo që avancon prandaj do të punojnë së bashku me fakultetin për realizimin e misionit të bashkëpunimit në mes të Fakultetit Gjeoshkencave dhe Trupit Këshilldhënës. Poashtu potencoi se një bashkëpunim i tillë ndihmon në avansimin e shkencës dhe zhvillimin e industrisë, ndihmon fakultetin në rritjen e punës praktike për hulumtime dhe studentë, mundëson kyçjen e stafit të fakultetit dhe studentëve në projekte.