Më 10 dhe 11 tetor mbahet “Konferenca Ndërkombëtare Multidiciplinare në Gjeoshkencë
“Konferenca Ndërkombëtare Multidiciplinare në Gjeoshkencë”, e cila do të mbahet në Universitetin “Isa Boletini” në Mitrovicë (UIBM), më 10 dhe 11 tetor 2024, ka zgjuar interesim tek shkencëtarët nga vende të ndryshme të botës. Përveç studiuesve nga universitetet vendore, në konferencë do të marrin pjesë edhe studiues dhe shkencëtarë nga vende të ndryshme të botës, si nga Gjermania, Turqia dhe Sllovenia. Studiuesit që vijnë nga jashtë janë kryesisht profesorë në universitetet, me të cilat Fakulteti i Gjeoshkencave ka bashkëpunim.
Konferenca organizohet nga Fakulteti i Gjeoshkencave në Universitetin“Isa Boletini” në Mitrovicë, Komisioni i Pavarur për Miniera dhe Minerale, Ministria e Zhvillimit Ekonomik dhe Shërbimi Gjeologjik i Kosovës.