Më 19 dhe 20 tetor 2023, mbahet “Konferenca V Ndërkombëtare Multidisiplinare për Gjeoshkencë”
Njoftohen të gjithë të interesuarit se më 19 dhe 20 tetor 2023, mbahet “Konferenca V Ndërkombëtare Multidisiplinare për Gjeoshkencë”. Konferenca organizohet nga Fakulteti i Gjeoshkencave në Universitetin “Isa Boletini” në Mitrovicë (UIBM) në bashkëpunim me Ministrinë e Ekonomisë (Departamenti i Minierave dhe Shërbimi Gjeologjik i Kosovës) dhe Komisionin e Pavarur për Miniera dhe Minerale.
Të gjitha kompanitë që kanë dëshirë ta ekspozojnë punën e tyre, mund ta bëjnë pa pagesë në ditën e mbajtjes së konferencës që është me 19 Tetor.