Më 20 dhjetor 2021, hapet projekti: “Ngritja e kapaciteteve kërkimore për të forcuar Hulumtimet Empirike mbi Kohezionin Social dhe Barazinë në Sistemin Arsimor në Kosovë”
Kemi kënaqësinë të ju njoftojmë për hapjen solemne të projektit “Research capacity building to strengthen Empirical Education Research on Social Cohesion and Equity in Kosovo” një projekt i përbashkët i Universitetit të Graz-it, Universitetit “Isa Boletini” Mitrovicë, Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, dhe Universitetit “Ukshin Hoti” Prizren. Projekti financohet nga projekti HERAS+.
Hapja solemne mbahet me datë 20 dhjetor në ora 9:30-11:00 dhe do të organizohet në Amfiteatrin nr.3, Objekti 1 në Universitetin “Isa Boletini” Mitrovicë.