Panairi

Më 25 nëntor, mbahet “Panairi Nacional i Punës dhe Karrierës 2020”

Më 25 nëntor 2020, do të mbahet “Panairi Nacional i Punës dhe Karrierës 2020”, ku do të marrë pjesë edhe Universiteti i Mitrovicës “Isa Boletini” (UMIB).

Për dallim prej viteve të kaluara, këtë herë panairi do të mundësohet nëpërmjet një platforme te përbashkët virtuale (Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale, Agjencia e Punësimit të Republikës së Kosovës dhe Agjencia Gjermane për Bashkëpunim Ndërkombëtar (GIZ) GmbH), platformë e cila do të ketë  funksion të njëjtë me panairin real, por duke evituar kontaktin fizik si pasojë e situatës së pandemisë.

Panairi do të mbahet prej orës 09:00 deri në orën 16:00.