Me iniciativë të Dekanit të Fakultetit Ekonomik Prof. Asoc. Dr. Qazim Tmava është mbajtur një workshop me studentët të titulluar “Si të hartohet një punim diplome në aspektin akademik”.
Me datë 15 Maj 2024, me iniciativë të Dekanit të Fakultetit Ekonomik Prof. Asoc. Dr. Qazim Tmava është mbajtur një workshop me studentët të titulluar “Si të hartohet një punim diplome në aspektin akademik”. Ky workshop është realizuar me Prof. Asoc. Dr. Esat A. Durguti, dhe pjesëmarrës ishin studentët e të gjitha njësive akademike. Workshop ishte dizajnuar dhe zhvilluar në mënyrë praktike, në mënyrë që studentët të përforcojnë njohuri mbi hartimin e punimit të diplomës sipas akteve normative të përcaktuara nga UIBM, respektivisht njësitë akademike. Në kuadër të këtij workshop janë shqyrtuar praktikat bashkëkohore se si hartohet tema e diplomës, shqyrtimi i kërkesave që rrjedhin nga rregullorja për punim diplome, si dhe manuali apo udhëzuesi i UIBM rreth punimit të temës së diplomës. Menaxhmenti i Fakultetit Ekonomik, njëkohësisht i falënderon të gjithë studentët të cilët ishin pjesë e këtij workshopi, si dhe në të ardhmen planifikon të zhvillojë workshope edhe për çështjet tjera në interes të studentëve.