Librat

Më shumë se 100 libra të ish-profesorit universitar, prof.dr. Ejup Hamiti, i dhurohen UIBM – së

Një fond prej më tepër se 100 librash që kanë si autor apo bashkautor ish-profesorin universitar, prof.dr. Ejup Hamiti, i janë dhuruar Bibliotekës Universitare të Universitetit “Isa Boletini” në Mitrovicë (UIBM). Në emër të familjes, librat janë dhuruar nga Miradije Hamiti, gruaja e ish – profesorit të ndjerë.

Ky fond librash nga fusha e matematikës e ka pasuruar Bibliotekën Universitare në UIBM dhe do të jetë në shërbim të studentëve dhe stafit akademik. Dhurimi i librave nga fondet personale tashmë është shndërruar në një praktikë të mirë në UIBM.