Memorandum bashkëpunimi mes Fakultetit Ekonomik dhe Institutit per Kontabilitet, Auditim dhe Financa (Instituti KAF)
Fakulteti Ekonomik, nënshkruan Memorandum bashkëpunimi me Institutit për Kontabilitet, Auditim dhe Financa (Instituti KAF).
Marrëveshja u nënshkrua nga Dekani i Fakultetit Ekonomik, në kuadër të UIBM, Prof. Asoc. Dr. Qazim TMAVA, si dhe drejtorit ekzekutiv të Institutit KAF, z. Bujar KRASNIQI.
– Ky Memorandum Mirëkuptimi përcakton pikat e bashkëpunimit midis palëve që synojnë të zhvillojnë programe, mundësi dhe aktivitete të ndryshme akademike dhe profesionale me interes të përbashkët.
Fushat specifike të bashkëpunimit midis dy institucioneve janë si më poshtë:
(a) Aplikimi i njohjeve të njëanshme, apo dyanshme të moduleve/lëndëve të caktuara studimore të përfshira në programet studimore.
(b) Promovimin e aplikimit të standardeve ndërkombëtare dhe kombëtare të profesionit, në disiplina me interes të përbashkët;
(c) Promovimin e aplikimit të standardeve të edukimit ndërkombëtar dhe kombëtar të profesioneve të caktuara, duke nënkuptuar inkorporimin e tyre në materiale studiuese, në disiplina me interes të përbashkët;
(d) Bashkëpunimi për implementimin e ndonjë programi studimor apo certifikimi profesional, nëse është e mundur, dhënien e një titulli të përbashkët studimi;
(e) Shkëmbime akademike, përfshirë vizitat reciproke të anëtarëve dhe studentëve të të dy institucioneve;
(f) Identifikimin e mundësive për shkëmbim, bashkëpunim dhe kërkim dhe zhvillim të përbashkët në disiplina me interes të përbashkët;
(g) Organizimi dhe pjesëmarrja e aktiviteteve të përbashkëta akademike dhe shkencore të tilla si seminare dhe konferenca;
(h) Bashkëpunim në shfrytëzimin e kapaciteteve fizike dhe humane konform objektivave të caktuara për aktivitete të ndryshme të institucioneve;
(i) Bashkëpunojnë në drejtim të krijimit dhe zhvillimit të një qendre për aftësim dhe arsimim profesional, me qëllim të krijimit të kushteve më të favorshme për qasje të individëve të caktuar në tregun e punës.
(j) Krijohet një bazë e përgjithshme për arritjen e marrëveshjeve të veçanta të bashkëpunimit.
Palët nënshkruese, e vlerësuan lartë nënshkrimin e këtij Memorandumi bashkpunimi dhe u zotuan se do të kujdesen për jetësimin e plotë të tij.