
Memorandum Bashkëpunimi ndërmjet Fakultetit Juridik të UIBM dhe Fakultetit Juridik në Universitetin e Këlnit
Dekani i Fakultetit Juridik, prof.asoc.dr. Islam Qerimi po qëndron për vizitë në Fakultetin Juridik në Universitetin e Këlnit. Gjatë vizitës është pritur në takim nga prof. dr. Anja Schiemann, me të cilën ka nënshkruar edhe një Memorandum Bashkëpunimi ndërmjet Fakultetit Juridik në Universitetin “Isa Boletini” në Mitrovicë dhe Fakultetit Juridik në Universitetin e Këlnit.
Dekani Qerimi e ka falënderuar profesoreshën Schiemann për pritjen dhe gatishmërinë për bashkëpunim ndërmjet dy fakulteteve. Gjatë qëndrimit atje, dekani Qerimi ka zhvilluar takime në Katedrën Penale të Fakultetit Juridik.