3

Memorandum bashkëpunimi ndërmjet Fakultetit të Edukimit dhe Seksionit të Diplomacisë Publike në Ambasadën e  SHBA – së

Fakulteti i Edukimit në Universitetin “Isa Boletini” në Mitrovicë (UIBM) dhe Seksioni i Diplomacisë Publike (PDS) i Ambasadës së SHBA-së në Prishtinë do të bashkëpunojnë si partner për të mbështetur punën e Asistentit Fulbright për mësimin e anglishtes (“ETA”) në Kosovë, nga 1 tetor 2022 deri më 15 qershor 2023. Për këtë qëllim është nënshkruar edhe një Memorandum Mirëkuptimi ndërmjet këtyre dy institucioneve të përfaqësuara nga dekani i Fakultetit të Edukimit, prof.dr. Besim Gollopeni dhe Zyrtari për Çështjeve Publike në PDS, Wendy K. Barton.

Në kuadër të këtij partneriteti do të punohet për të mbështetur ETA-n që të promovojë mësimin e gjuhës angleze në komunitet. Fulbright ETA-të duhet të caktohen si asistentë të mësimit të gjuhës, por nuk duhet të jenë përgjegjës për mësimin e kurseve të tëra. Fulbright ETA-të shërbejnë si ambasadorë kulturorë dhe folës vendas.

Institucionet pritëse dhe personeli mësimor duhet të angazhohen që të ofrojnë staf të rregullt mësimor në të gjitha klasat me Fulbright ETA. Përgjegjësitë e ETA-s mund të përfshijnë planifikimin dhe kryerjen e aktiviteteve në klasë bisedore, dhënien e prezantimeve mbi tema të ndryshme që lidhen me Shtetet e Bashkuara (kultura, shoqëria dhe historia), udhëheqja e laboratorëve të gjuhës dhe diskutimeve në tavolina gjuhësore, duke vepruar si person burimor si në institucionin pritës ashtu edhe në komuniteti, duke koordinuar aktivitetet jashtëkurrikulare dhe duke zhvilluar klube bisedash në anglisht.

Përgjegjësitë e ETA nuk duhet të zgjasin më shumë se 15 orë në javë, duke përfshirë kohën e përgatitjes. Fulbright ETA-të pritet të angazhohen në aktivitete të tjera që lidhen me interesat e tyre personale, karrierën dhe/ose arsimore gjatë bursave të tyre.