Memorandum Mirëkuptimi me KREN – in
Universiteti “Isa Boletini” në Mitrovicë (UIBM) do të përfitojë shërbimet e internetit në kuadër të projektit për Ekonomi Digjitale të Kosovës (KODE), i zbatuar nga Ministria e Ekonomisë. Për këtë qëllim të enjten është nënshkruar edhe një Memorandum Mirëkuptimi ndërmjet UIBM të përfaqësuar nga rektori prof.dr. Alush Musaj si dhe përfaqësuesve të Kosovo Research and Education Network (KREN).
Rektori Musaj, ka falënderuar përfaqësuesit e KREN-it dhe GIZ -it, të cilët ishin të pranishëm në takim ku u nënshkrua edhe Memorandumi i Mirëkuptimit, për mbështetje sa i përket procesit të digjitalizimit. Sipas tij, ky është një hap i rëndësishëm në drejtimin e bashkëpunimit afatgjatë ndërmjet UIBM dhe KREN-it.