20190904 113535

Ministri në detyrë i Inovacionit dhe Ndërmarrësisë vizitoi Universitetin e Mitrovicës “Isa Boletini”

Ministri në detyrë i Inovacionit dhe Ndërmarrësisë Muzafer Shala sot ishte në vizitë në UMIB ku u takua me rektorin e Universitetit “Isa Boletini” prof. Dr. Alush Musaj, drejtorin e qendrës për inovacion në UMIB prof. Besart Hajrizi dhe kryetarin e këshillit drejtues në UMIB prof.Dr. Ali Topalli.

U bisedua rreth funksionalizimit të qendrës për inovacion, qendër kjo që do të bashkojë sipërmarrës të ardhshëm studentorë, profesorë dhe sipërmarrës me përvojë për të zhvilluar mendje sipërmarrëse, të identifikojnë mundësi, të rafinojnë modele të biznesit dhe të fillojnë ndërmarrje të reja.

Në vitin 2019 janë stabilizuar strukturat udhëheqëse kurse në vitin 2020 pritet që të përdoren fondet nga Ministria e Inovacionit dhe grantet e ndryshme dhe të fillohet me trajnime dhe aktivititete tjera të natyrës biznesore.

Impakti i kësaj qendre do të jetë i madh në përkrahjen e studentëve, dhe alumni për të motivuar ata të marrin një rol udhëheqës në identifikimin dhe zgjidhjen e sfidave në botën përreth tyre përmes inovacionit dhe kreativitetit, theksoi rektori Musaj.

Ministri Shala u shpreh i gatshëm të punojë në objektivat të cilat do të realizohen edhe pas misionit të tij si dhe rekomandoi që Qendra për Inovacion të merr hapat e parë të zhvillimit nga Ministria mirëpo në të ardhmen të pavarësohet nga Ministria e Inovacionit dhe të përfshihet në fitimin e granteve dhe projekteve tjera në kuadër të Erasmus-it.

Drejtori i qendrës për inovacion në UMIB, prof. Besart Hajrizi shpjegoi propozimet që kjo qendër ka për synim t’i realizoj me ndihmën e Ministrisë së Inovacionit dhe Ndërmarrësise.
Disa prej propozimeve ishin krijimi i inkubatorit për start-up biznese si dhe hub-i i teknologjisë për rrjetëzimin e ideve inovative në fushën e ndërrmarësisë.

Universiteti i Mitrovicës duke pas shumë programe studimi që janë të domosdoshme për industrinë, në të ardhmen e afërt parasheh të realizoj aktivitete e debate për të rritur vetëdijësimin e studentëve në rolin e industrisë.

VizitaEMinistritShala