![Takimi Ministren](https://www.umib.net/wp-content/uploads/2020/05/Takimi_Ministren.jpg)
Ministrja e Arsimit takoi rektorët e universiteteve publike
Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Hykmete Bajrami, ka pritur në takim rektorët e universiteteve publike. Në takim u bisedua për përgatitjet që janë duke u bërë sa i përket përfundimit të vitit akademik 2019/20 dhe fillimit të vitit akademik 2020/21.
Ministrja Bajrami, ka biseduar me rektorët edhe për bashkëpunimin ndërmjet Ministrisë së Arsimit dhe universiteteve publike. Në këtë kontekst u vlerësua e rëndësishme rritja e cilësisë në arsimin e lartë.
Rektorët falënderuan ministren për mbështetjen dhe u zotuan për vazhdimin e bashkëpunimit.