Vushtrri

Mirënjohje për drejtorin e AKSP-së, Arton Berisha

Drejtori i Akademisë së Kosovës për Siguri Publike (AKSP), Arton Berisha, është nderuar me mirënjohje nga Universiteti “Isa Boletini” në Mitrovicë (UIBM), për mbështetjen e ofruar gjatë procesit të ri-akreditimit të programeve akademike. Në emër të rektorit, prof.dr. Alush Musaj, mirënjohjen ia ka dorëzuar Zyrtari i Lartë për Sigurim të Cilësisë, Elvis Feka.

Në takimin që u mbajt në selinë e AKSP-së në Vushtrri, Feka, falënderoi drejtorin Berisha për mbështetjen gjatë procesit të ri-akreditmit të programeve akademike në UIBM. “Duke pasur parasysh natyrën akademike të institucioneve tona, kemi hasur në mbështetjen tuaj për çka jemi shumë mirënjohës”, tha ai.

Ndërsa, drejtori Berisha, shprehu gatishmërinë për thellimin e bashkëpunimit në të gjitha fushat që ndërlidhen me kapacitetet që kanë në posedim. “ Jemi të lumtur që UIBM  po kalon me sukses procesin e ri-akreditimit dhe që sado pak kemi mundur t’ju mbështesim”, tha ai.