Mirënjohje për kontribut në procesin e riakreditimit të UMIB-it
Në një ceremoni të organizuar nga Universiteti i Mitrovicës “Isa Boletini” (UMIB), janë nderuar me mirënjohje përfaqësues të industrisë, studentë, profesorë dhe të gjithë ata që kanë qenë pjesë e grupit për riakreditim të UMIB-it. Rektori, prof.dr. Alush Musaj, ka falënderuar të gjithë për kontributin e tyre sa i përket procesit të riakreditimit institucional.
Ai tha se puna ekipore dhe bashkëpunimi korrekt ka bërë që procesi të shkoj mirë dhe UMIB-i të riakreditohet për një periudhë 3-vjeçare. “Jemi jashtëzakonisht mirënjohës për të gjithë”, tha ai.