Mirënjohje për studenten, Albulena Uka, e cila ka diplomuar me notë mesatare 10
Dekani i Fakultetit Juridik, Agron Beka, ka ndarë mirënjohje për studenten, Albulena Uka, e cila ka diplomuar me notë mesatare 10. Dekani e ka uruar për suksesin e arritur si studente e Fakultetit Juridik, e cila si e tillë do të jetë shembull i mirë për gjeneratat tjera.
Dekani Beka, tha se suksesi i saj dëshmon për përkushtimin e madh në punë dhe si e tillë i bën nder edhe vetë stafit akademik, Fakultetit Juridik dhe Universitetit në përgjithësi. “Sukseset e studentëve tanë janë motiv për të gjithë ne që punojmë me gjenerata të reja”, tha ai.
Ndryshe studentja e dhjetësheve, Albulena Uka, mbesë e heroit, Mehë Uka, ka arritur që në afat rekord t’i përfundojë studimet.