FIMK

Mirënjohje për studentët që fituan vendin e parë në garën për siguri kibernitike

Tre studentët e Fakultetit të Inxhinierisë Mekanike dhe Kompjuterike (FIMK): Eron Mahmuti, Valton Tahiri dhe Armend Binaku, janë nderuar me mirënjohje pas suksesit që kanë treguar në garën për siguri kibernitike “Kosovo Cyber Challenge”, duke zënë vendin e parë.  Mirënjohjet janë ndarë nga dekani i FIMK-ut, prof.dr. Hakif Zeqiri dhe profesori, Berat Ujkani, i cili ka qenë vazhdimisht pranë tyre.

Dekani Zeqiri, i uroi studentët për suksesin e arritur në këtë garë të kibernitikës. “Me sukseset tuaja ju reflektoni përkushtimin tuaj dhe punën e mirë që bëhet në fakultet, por gjithsesi e rritni edhe prestigjin e Universitetit “Isa Boletini”, tha ai.

Në këtë garë të organizuar nga UNDP-ja në bashkëpunim me Women4Cyber Albania, Telelink Business Services dhe IPKO Foundation, fituesit janë shpërblyer me tabletë dhe praktike pune ne Women4Cyber Albania.  Ndryshe, studentët e Departamentit Informatikë Inxhinierike nga Fakulteti i Inxhinierisë Mekanike dhe Kompjuterike (FIMK), ditë më parë kanë zënë vendin e parë edhe në garën “Hackathon” të llojit Capture the Flag.