Mirenjohjet

Mirënjohje për studentët që morën pjesë në “Garën e diturisë”

Në një ceremoni të organizuar në rektoratin e Universitetit të Mitrovicës “Isa Boletini” (UMIB),  janë ndarë mirënjohje për studentët që kanë marrë pjesë në “Garën e diturisë” dhe “Garën për esenë më të mirë”. Mirënjohjet u ndanë nga prorektoret: Merita Shala e Ajtene Avdullahi.

Fillimisht të pranishmit i përshëndeti kryetari i Parlamentit Studentor, Ensar Suma, i cili falënderoi studentët që kanë marrë pjesë në këto gara. “Ka qenë një aktivitet shumë i mirë dhe që ka zgjuar interesimin e studentëve tanë, të cilët kanë treguar një performacë shumë të mirë të mirë”.

Ai gjithashtu falënderoi menaxhmentin e UMIB-it për mbështetje si dhe stafin akademik që ishin në juri të garës. “Në përgjithësi ishte një ngjarje e mirë e cila mund të bëhet tradicionale”, tha ai.

Ndërsa, prorektorja, Merita Shala, ka përgëzuar studentët për suksesin e treguar në këto gara. “Padyshim se këto momente janë të paharrueshme në rrugëtimin tuaj si studentë”, tha ajo, duke u zotuar për të mbështetur aktivitetet studentore.

Ndryshe në  “Garën e diturisë” kanë marrë pjesë gjithsej 10 grupe me nga 3 studentë.