Mundësi bashkëpunimi ndërmjet UMIB dhe Kosovo Lidership Academy
Universiteti i Mitrovicës “Isa Boletini” (UMIB) dhe Kosovo Lidership Academy do të intensifikojnë bashkëpunim me interes reciprok. Ky ishte qëllimi i takimit të përbashkët q ëu zhvillua ditën e hënë në ambientet e Universitetit.
Mysafirët nga Kosovo Lidership Academy të përfaqësuar nga Drejtoresha ekzekutive Nadine Hennesey dhe nga Lavdim Musliu, Drejtor i administratës, u pritën nga prorektoret Merita Shala e Ajtene Avdullahu.
Temat e trajtuara në këtë takim të përbashkët përmblodhën krijimin e mundësive të bashkëpunimit për zhvillimin e mësimit praktik të studenteve të Fakultetit të Edukimit në këtë Akademi, shkëmbimin e eksperiencave në mësimdhënie për stafin e përbashkët, mundësitë e aplikimit me projekte të përbashkëta etj.