Default

Mundësi për Aplikim – Shpërblimi Mbështetës nga Akademia e Shkencave dhe Arteve të Kosovës

Të nderuar anëtarë të stafit akademik të UIBM,

Ju njoftojmë se Akademia e Shkencave dhe Arteve të Kosovës (ASHAK) ka shpallur konkursin për ndarjen e Shpërblimit Mbështetës për vitin 2024, me qëllim të stimulimit të punës shkencore-kërkimore të të rinjve.

Vlera e çmimit: 3,000.00 Euro
Afati i aplikimit: 11 mars – 9 prill 2025

Kriteret e aplikimit:

Të jenë shkencëtarë të rinj deri në moshën 35 vjeç.
Të kenë arritje të larta në fushën e studimeve shkencore.
Të jenë shtetas të Republikës së Kosovës.
Të kenë të paktën dy punime shkencore si autor/e i parë, të botuara në revista që gjenden në platformat shkencore Scopus dhe Web of Science.
Do të vlerësohet gjithashtu pjesëmarrja në konferenca ndërkombëtare dhe në projekte shkencore.

Dokumentet e nevojshme:
CV
Lista e publikimeve të së paku dy punimeve shkencore si autor/e i parë, të botuara në revista që gjenden në platformat shkencore Scopus dhe Web of Science
Lista e publikimeve shkencore ndërkombëtare
Titulli i veprës eventuale të botuar studimore (nëse ka)
Certifikata e shtetësisë së Republikës së Kosovës
Certifikata e lindjes
Aplikimi:
Dokumentet duhet të dorëzohen në format PDF në emailin: ashak@ashak.org.
Aplikimet e pakompletuara dhe ato jashtë afatit nuk do të shqyrtohen.
Aplikimi është individual.
Ju inkurajojmë të përfitoni nga kjo mundësi për të vlerësuar dhe promovuar arritjet tuaja shkencore!