
Mundësi për Trajnim nga EIT InfraBooster
IBM njofton të gjithë stafin akademik dhe kërkimor për mundësinë e pjesëmarrjes në programin EIT InfraBooster, një trajnim inovativ dhe falas i mbështetur nga European Institute of Innovation & Technology (EIT).
Ky program ka për qëllim fuqizimin e institucioneve kërkimore dhe universitare në shfrytëzimin më efikas të infrastrukturës së tyre kërkimore (laboratorë, pajisje, burime teknike), për të ofruar shërbime dhe zgjidhje për sektorin privat dhe komunitetin e gjerë.
Kush mund të përfitojë nga ky trajnim?
- Akademikë dhe studiues të përfshirë në kërkime aplikative
- Menaxherë të laboratorëve dhe pajisjeve kërkimore
- Çdokush i interesuar në bashkëpunim me industrinë dhe transfer të teknologjisë
Programi ofrohet në mënyrë falas dhe zhvillohet online, në disa module praktike që përfshijnë mentorim dhe udhëzim nga ekspertë ndërkombëtarë në fushën e inovacionit dhe menaxhimit të infrastrukturës kërkimore.
Për më shumë informata dhe për regjistrim vizitoni:
https://apply.eitfood.eu/en_
Ftojmë të gjithë të interesuarit të aplikojnë dhe të shfrytëzojnë këtë mundësi për të kontribuar në zhvillimin e mëtejshëm të kapaciteteve kërkimore dhe bashkëpunimit me industrinë.