Kampus2

Mundësia për aplikim në program trajnimi online

Ju njoftojmë se është hapur mundësia për aplikim në InfraBooster Foundation i cili është një program trajnimi online, i pavarur në kohë, që synon të ndihmojë përfaqësuesit e organizatave shkencore (si universitetet dhe institutet kërkimore) që zotërojnë infrastruktura kërkimore (RIs) me potencial komercial.

  • Qëllimi kryesor i programit:

T’u mësojë pjesëmarrësve se si të shfrytëzojnë këto infrastrukturave për të krijuar bashkëpunime midis shkencës dhe industrisë, si dhe për të gjeneruar të ardhura për institucionet e tyre.

  • Kush mund të aplikojë:

Personat që jetojnë dhe punojnë në vende të pranueshme, përfshirë Kosovën.
Ata që punojnë ose planifikojnë të punësohen në institucione që zotërojnë infrastruktura kërkimore.
Shkencëtarë, teknikë, dhe ekspertë që punojnë në qendra të transferimit të teknologjisë ose zyra mbështetëse.
Individë që duan të zhvillojnë karrierën në fushën e infrastrukturave kërkimore dhe transferimit të teknologjisë.

  • Pse duhet të aplikoni:

Do të mësoni si të përdorni infrastruktura kërkimore për inovacion dhe bashkëpunim me industrinë.
Do të përfitoni njohuri mbi komercializimin e kërkimeve shkencore dhe gjenerimin e të ardhurave.
Do të krijoni kontakte ndërkombëtare dhe do të rrisni ekspozimin ndaj industrisë.
Pas përfundimit të suksesshëm, do të merrni Certifikatën EIT Label, të njohur nga Instituti Europian i Inovacionit dhe Teknologjisë.

  • Si zhvillohet programi:

Është online dhe i pavarur në kohë – mund ta ndiqni sipas ritmit tuaj përmes platformës Kampus VLE.
Përdor studime rastesh, ushtrime praktike, dhe materiale Q&A për të analizuar bashkëpunimin shkencë-industrisë.
Pas përfundimit të programit, do të keni aftësi për të identifikuar mundësi të reja për bashkëpunim dhe gjenerim të ardhurash përmes infrastrukturave kërkimore.

Si të aplikoni?

Aplikimet pranohen në gjuhën angleze. Kandidatët e përzgjedhur do të marrin një email nga ekipi InfraBooster pranë Universitetit të Varshavës me udhëzime të mëtejshme.

Pas pranimit, do të keni qasje në platformën Kampus VLE për të ndjekur materialet dhe aktivitetet e kursit.

Linku për aplikim: InfraBooster Foundation

Afati i aplikimit:
Deri më 7 dhjetor 2025.

Ju urojmë shumë suksese!