1qrshor

Në Fakultetin e Edukimit u organizuan aktivitete për nder të 1 Qershorit – Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve

Me rastin e 1 Qershorit – Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve, studentët e Fakultetit të Edukimit të shoqëruar nga shefja e programeve Ass. Gentiana Imeraj, organizuan aktivitete argëtuese ku pjesëmarrës ishin fëmijët e Qendrës Burimore për Mësim dhe Këshillim “Nëna Terezë” në Mitrovicë, fëmijët e Down Syndrome Kosova në Mitrovicë dhe nxënësit e klasës së pestë të shkollës fillore “Nonda Bulka” në Mitrovicë. Fëmijët patën mundësinë të argëtohen nën shoqërinë e këngëve, lojërave dhe aktiviteteve të llojllojshme të përgatitura nga vetë studentët e Fakultetit të Edukimit!
Ky organizim ishte një mundësi e shkëlqyer për të ndërtuar ura miqësie dhe për të promovuar inkluzivitetin dhe solidaritetin mes fëmijëve. Studentët treguan një angazhim të jashtëzakonshëm duke krijuar një ambient të gëzueshëm dhe mbështetës për të gjithë pjesëmarrësit.
Falenderojmë të gjithë fëmijët, mësimdhënësit dhe prindërit që ishin prezent në këtë organizim. Një falenderim i veçantë shkon për Universiteti “Isa Boletini”-Mitrovicë dhe menaxhmentin e FEdu-së që mbështesin gjithmonë këto aktivitete, Këshillin Studentor të FEdu-së, si dhe të gjithë studentët që kontribuan në realizimin e tyre.
1 Qrshorrr