Në Fakultetin e Gjeoshkencave (FGJ) u mbajt mbledhja e Trupit Këshilldhënës të Fakultetit Gjeoshkencave
Dekani potencoi se me institucionet dhe kompanitë përkatësisht përfaqësuesit e tyre që janë pjesë e Trupit Këshilldhënës kemi patur bashkëpunim edhe në të kaluarën por tani e tutje ky bashkëpunim do të vazhdojë në formën e Trupit Këshilldhënës të FGJ. Kjo bazuar në Rregullorën për themelimin dhe mënyrën e funksionimit të Trupit Këshilldhënës të Njësive Akademike të Universitetit “Isa Boletini” në Mitrovicë.
Në përgjithësi u diskutua për rëndësinë e Trupit Këshilldhënës për Fakultetin e Gjeoshkencave, rritjen e bashkëpunimit konkret, ngritja e cilësisë në mësimdhënie dhe mësimnxënie, harmonizimi i programmeve të studimit më tregun e punës, kyqja e ekspertëve në mbajtjen e ligjëratave tematike.
Trupi Këshilldhënës i Fakultetit Gjeoshkencave do të vazhdojë aktivitetin e tij për arritjen e qëllimit të themelimit dhe funksionalizimit të tij.