Unnamed

Ne Fakultetin e Gjeoshkencave mbahet takim si parapërgatitje për riakreditim të programeve në nivelin Bachelor dhe Master në Materiale dhe Metalurgji

Në Fakultetin e Gjeoshkencave, Prodekani për Cilësi dhe Bashkëpunim Ndërkombëtar, Prof. Assoc. Dr. Muhamedin Hetemi, së bashku me shefin  e Departamentit, PhD cand. Bastri Zeka, dhe profesorë nga Departamenti i Materialeve dhe Metalurgjisë, zhvilluan një takim me studentë, alumni dhe pjesëmarrës të industrisë/biznesit. Qëllimi i këtij takimi ishte diskutimi i riakreditimit të programeve BSc dhe MSc të Materialeve dhe Metalurgjisë në përgatitje për vizitën e ekspertëve të jashtëm dhe përfaqësuesve të Agjencisë së Akreditimit, e planifikuar për 16 maj 2024.

Gjatë këtij takimi u dhanë sqarime lidhur me RVV-në, si dhe me procesin dhe procedurat e akreditimit. Procesi i akreditimit përfshin një vlerësim të plotë të programeve akademike për t’u siguruar që ato përmbushin standardet e vendosura të cilësisë. Procesi i akreditimit përfshin një rishikim të detajuar të kurrikulës, kualifikimeve të fakultetit, burimeve, shërbimeve mbështetëse të studentëve dhe vlerësimit të rezultateve. Ekspertët e jashtëm do të vlerësojnë nëse programet i përmbahen kritereve të përcaktuara nga agjencia e akreditimit. Kjo vizitë është thelbësore pasi përcakton përputhshmërinë e programeve me standardet arsimore kombëtare dhe ndërkombëtare, gjë që nga ana tjetër ndikon në njohjen dhe besueshmërinë e tyre në komunitetet akademike dhe profesionale.

Diskutimet synonin të siguronin që të gjithë akterët të jenë të përgatitur mirë dhe të kuptojnë rëndësinë e mbajtjes së standardeve të larta në programin universitar.