Fgj

Në Fakultetin e Gjeoshkencave u mbajt takim me Bordin Këshilldhënës (industrial)

Në Fakultetin e Gjeoshkencave u mbajt takim me Bordin Këshilldhënës (industrial) ku morën pjesë përfaqësues nga Ndërmarrjet Pubike dhe Kompanitë private, Ministria e Ekonomisë, Trepça, KEK, Ferronikeli, SharrCemi, Alfamineralalloys etj., në lëminë e gjeoshkencave. Gjithashtu morën pjesë edhe disa nga profesorët dhe asistentët e FGJ. Takimin e udhëhoqi, prodekani për Cilësi dhe Marrëdhënie Ndërkombëtare, prof Muhamedin Hetemi, i cili në fjalën hyrëse falënderoi pjesëmarrësit nga industria për përkrahjen e vazhdueshme që i jepin fakultetit.
Ai informoi për procedurat e akreditimit të programeve aktuale që janë në proces të riakreditimit, të cilat presin raportin final nga ekspertët e jashtëm dhe Agjencia e Akreditimit. Pjesëmarrësit u njoftuan për fillimin e përgatitjeve për riakreditimin e programeve në Xehetari (dy nivelet) dhe Vendburime të Mineraleve (Msc).
Me vëmendje të madhe dhe diskutime të panelistëve u prit njoftimi se Xehetaria synon të kaloj në nivelin 4+1, nga 3+2. Stafi akademik i FGj bëri prezentim të shkurtër të programit dhe dha sqarime për këtë iniciativë. Pjesëmarrësit nga industria dhe ministria, në parim u pajtuan me këtë iniciativë dhe përkrahën atë si të nevojshme, por kishin sugjerime dhe komente në disa pika si: emërtimi në titullin që do të fitojë inxhinieri, përmbajtjen e programit që duhet të jetë cilësor dhe jo sasior, problemet dhe përparësitë që mund të shfaqen gjatë punësimit të tyre pas diplomimit etj.
Po ashtu u përmendën shembuj të ndryshëm të universteteve në Evropë, ku kjo kohëzgjatje e studimeve aplikohet.
Të gjitha vërejtjet dhe sugjerimet e dala nga takimi do të shqyrtohen nga departamenti dhe menaxhmenti i FGj për të përmirësuar cilësinë e studimit e në të mirë të studentëve dhe industrisë.