Në Fakultetin e Gjeoshkencave u mbajt trajnimi për aplikimin e pajisjeve gjeofizike
Në vazhdimësi të bashkëpunimit në mes të Fakultetit të Gjeoshkenave të Universitetit Isa Boletini në Mitrovicë dhe Fakultetit të Gjeologjisë dhe Minierave të Universitetit Politetknik të Tiranës nga data 26-28 Shkurt 2021, u mbajt trajnimi për aplikimin e pajisjeve gjeofizike.
Trajnimi u organizua për studentët e Fakultetit me iniciativën e menaxhmentit të FGJ. Trajnimin e mbajti nga Dr. Hamza Reçi, Profesor i Asocuar në Fakultetin e Gjeologjisë dhe Minierave të Universitetit Politetknik të Tiranës. Menaxhmenti i fakultetit e vlerëson lartë rëndësinë e trajnimit pasi që me anën e këtij trajnimi studentët aftësohen për aplikimin e pajisjeve gjeofizike dhe punën praktike në terren. Ky trajnim është vetëm një nga aktivitetet në kuadër të bashkëpunimit të vazhdueshëm në mes të dy Institucioneve.