Juridik

Në Fakultetin Juridik te UIBM-it, u realizua aktiviteti i radhës i natyrës së mësimit dual teorik – praktik të studentëve

Në kuadër të lëndës se Kriminalistikës, nga kapitulli i radhës së ligjeratës në përputhje me syllabusin e lëndes, për studentët e vitit te dytë të Fakultetit Juridik, të UIBM-it, profesori i lëndës Islam Qerimi edhe gjatë kësaj jave organizoi ligjëratë të përbashkët me ekspert të fushës!

Kesaj radhe bashkëligjërues ishte i ftuari nga Agjencia e Kosovës për Forenzikë, Zv. Drejtori i Departamentit për Traseologji Forenzike, inxhinieri i kimisë, Milazim Tahirukaj, PhD cand.

Tema e zhvilluar emërtohej: “Analizat laboratorike dhe aplikimi i metodave të avancuara në Forenzikë”.

Në ligjëratën e përbashkët u trajtuan hollësisht:

  • Mikrogjurmët;
  • Analiza kimike;
  • Falsifikimet e ndryshme (posaçërisht monedhave);
  • Eksplozionet;
  • Zjarrvëniet;
  • Gjurmët kopjuese, dhe
  • Grimcat e barutit në lidhje me përdorimin earmës së zjarrit!

Studentët – pjesemarrës të kësaj ligjërate, e kombinuar teori – praktikë (demonstrim i rasteve), shprehen interesim të madh për temat e prezentuara dhe demonstrimin e zbulimit të gjurmëve të mbetura në vendin e ngjarjes sipas teknologjive të fundit që aplikohen në Laboratorin e Forenzikes. Ata vazhdimisht inkuadroheshin në ligjeratë duke shtruar pyetje të ndryshme për çështje me interes të avancimit të njohurive të tyre, që kishin të bëjnë me zbulimin e gjurmëve, e që arrihen në kuadër të hetimeve të ndryshme mbi veprat e kryera penale apo krimet e rënda.

Në fund të ligjëratës, profesori Qerimi e falenderoi ekspertin Tahirukaj për realizimin e kësaj ligjërate të përbashkët, ndërsa eksperti Tahirukaj ftoi studentët e këtij kursi, që të zhvillojne një vizitë studimore edhe në Laboratorin e Forenzikës së Kosoves, e cila u mirëpritë me entuziazëm nga ata.