Në Fakultetin Juridik u mbajtë ligjëratë e hapur për studentët e kursit të kriminalistikës
Për studentët e Fakultetit Juridik të UIBM-së, profesori Islam Qerimi së bashku me ekspertin Hetues Mjekesor i Vdekjes nga Instituti i Mjekësisë Ligjore, Z. Driton Krasniqi mbajti ligjëratë të hapur, në lëndën e kriminalistikës me temë: “Detyrat dhe përgjegjësit e hetuesit mjekësor në vendin e ngjarjes”.
Në ligjëratën e përbashkët u trajtuan hollësisht: qëllimi dhe objektivat; Procedurat e hetimit të vendit të ngjarjes ku ka ndodhur vdekja si :
– Evidentimi,
– Dokumentimi,
– Ekzaminimi, si dhe
– Fotografimi nga ana e hetuesit mjekësor të vdekjes.
Si përfundim, studentët pas kësaj ligjërate do të jenë në gjendje të bëjnë dallimin nga hetuesi mjeksor i vdekjes dhe hetuesi policor, si dhe cilat janë kerkesat e prokurorit te shtetit drejtuar hetuesit mjekësor te vdekjes.