Në FGJ u mbajt ligjëratë për aplikimin në “Society of Economic Geologist”
Georgi Milenkov, phD candidate, ekspert shumëvjeçar në drejtimin e vendburimeve minerale, ka mbajtur një ligjëratë dhe informatë për aplikimin në “Society of Economic Geologist”, para studentëve të Gjeologjisë në Fakultetin e Gjeoshkencave. Bashkëpunimet e ekspertëve të fushave për zhvillimin e programeve janë edhe rekomandime të ekspertëve të jashtëm.
Drejtuesit e Departamentit të Gjeologjisë falenderuan ekspertët Georgi Milenkovin dhe Gazmend Maliqin për zhvillimin e kësaj ligjërate në FGJ.