Në FTU u mbajt takimi me ekspertë në kuadër të procesit të riakreditimit të programit ITU, niveli Master
Në Fakultetin e Teknologjisë Ushqimore sot me datë 10.06.2024, u mbajt takimi me ekspertë ndërkombëtarë në kuadër të procesit të riakredimit të programit: Inxhinieri dhe Teknologji Ushqimore, niveli Master.
Ekspertët ndërkombëtarë të angazhuar nga Agjencia e Kosovës për Akreditim, zhvilluan takime të ndara me menaxhmentet e njësive akademike, bartësit e programit, stafin akademik, studentët aktualë dhe alumni. Ata vizitaun edhe objektet universitare, laboratorët, bibliotekën, kabinetet dhe infrastrukturën në përgjithësi.
Në përgjithësi u vlerësua se takimet kaluan mirë, duke pasur parasysh përgatitjet e njësive akademike për këtë proces.