F.eko Ick3

Në kuadër të javës globale të ndërmarrësisë studentët e Fakultetit Ekonomik të Universitetit “Isa Boletini” në Mitrovicë realizuan një vizitë studimi në Innovation Centre Kosovo (ICK)

Studentët e Fakultetit Ekonomik të Universitetit “Isa Boletini” në Mitrovicë në kuadër të javës globale të ndërmarrësisë kanë realizuar vizitë studimore në Innovation Centre Kosovo (ICK), njërin nga institucionet më suportuese të SME-ve në vendin tonë. Kjo vizitë ishte një mundësi e jashtëzakonshme për studentët që të informohen drejtpërdrejt me punën e jashtëzakonshme që Qendra e Inovacionit po bën për ndërmarrësit e rinjë.

Gjatë vizitës, studentët i shoqëruan Prodekanja për Mësim dhe Zhvillim të Cilësisë në FE Prof.ass.dr.EDBA. Filloreta Kunoviku Demiri dhe Prodekani për Hulumtime Shkencore dhe Bashkepunim Ndërkombëtar Prof.asoc.dr. Esat Durguti.

Me të mbërritur, stafi i fakultetit dhe studentët u mirëpritën përzemërsisht nga z. Shpend Lila, Menaxher i PR dhe Trajnimeve në ICK, si dhe anëtarë të stafit të kësaj qendre.

Gjatë vizitës, studentët u njoftuan për së afërmi nga z. Shpend Lila me punën e jashtëzakonshme të ICK dhe rolin e saj në përkrahjen e bizneseve të reja dhe ndërmarrësve të rinjë. Profesionalizmi dhe thjeshtësia e jashtëzakonshme e z. Shpend Lila e bën edhe më të frytshëm diskutimin e realizuar ndërmjet pjesëmarrësve të kësaj vizite. Studentët më pas vazhduan me vizitën e hapësirave të qendrës të cilat ishin të destinuara për qëllime të shërbimit të ndërmarrësve të rinje. Pjesëmarrësit u impresionuan vërtet nga puna e jashtëzakonshme dhe shumë inovative e kompanisë. Me përfundimin e takimit, përfaqësues nga të dy institucionet shprehën dëshirën për të forcuar marrëdhëniet e tyre në të ardhmen. Ata diskutuan mundësinë e krijimit të një marrëveshjeje bashkëpunimi për shkëmbimin e njohurive dhe përvojave për përfitim reciprok.

Dekani i Fakultetit Ekonomik Prof.asoc.dr. Qazim Tmava, shpreh mirënjohjen e sinqertë për menaxhmentin e ICK-së për mikpritjen e ngrohtë dhe gatishmërinë e tyre për të bashkëpunuar për të mirën e brezave të ardhshëm.

F.eko Ick1
F.eko Ick1
F.eko Ick2
F.eko Ick4
F.eko Ick5
F.eko Ick6
F.eko Ick7
F.eko Ick1F.eko Ick2F.eko Ick4F.eko Ick5F.eko Ick6F.eko Ick7