Në kuadër të Klubit të Programimit në FIMK u mbajt punëtoria “UI and Coding”
Studentët e Departamentit Informatikë Inxhinierike në Fakultetin e Inxhinierisë Mekanike dhe Kompjuterike (FMIK), patën mundësi të njoftohen dhe të mësojnë më shumë për rëndësinë dhe zhvillimin e avancuar të ndërfaqes së përdoruesit (UI) përmes HTML dhe CSS, në kuadër të punëtorisë, ku ligjëroi Besim Dauti, programer me përvojë shumëvjeçare.
Qëllimi i punëtorisë ishte avancimi i projekteve, në të cilat studentët kanë punuar që nga fillimi i semestrit, përkatësisht marrja e aftësive praktike rreth kompletimit të tyre në tërësi. Shefi i Departamentit ass. Berat Ujkani, vlerësoi përkushtimin e studentëve për këtë organizim dhe premtoi aktivitete të ngjashme si ky në të ardhmen.