Në kuadër të mobilitetit të stafit akademik përmes CEEPUS studentët e Fakultetit Ekonomik të UIBM-së ndjekin ligjëratat nga profesorët vizitorë
Si pjesë e mobilitetit te stafit akademik përmes CEEPUS, Fakulteti Ekonomik i UIBM-së ka pritur dy profesoresha nga Fakulteti Ekonomik – Prilep prej Maqedonisë së Veriut. Në kuadëe të mobilitetit profesoreshat kanë mbajtur ligjërata me studentët e FE-së.
Gjatë ligjëratave studentët u njoftuan me tema që lidhen me rolin e institucioneve financiare në ekonomi si dhe me tema që ndërlidhen me tregjet kapitale me një vështrim të posaçëm në bursën maqedonase.
Kjo është një mundësi shumë e mirë për studentët tanë meqë për së afërmi do të njoftohen me tema të rëndësishme që lidhen me fushën e studimeve të tyre e që janë për një vend fqinjë.