F.ekonomik

Në kuadër të mobilitetit të stafit akademik përmes CEEPUS studentët e Fakultetit Ekonomik të UIBM-së ndjekin ligjëratat nga profesorët vizitorë

Si pjesë e mobilitetit te stafit akademik përmes CEEPUS, Fakulteti Ekonomik i UIBM-së ka pritur Prof.Dr. Dragica Odzaklieska dhe Prof.Dr. Tatjana Spaseska nga Fakulteti Ekonomik – Prilep prej Maqedonisë së Veriut. Në kuadër të mobilitetit profesoreshat kanë mbajtur ligjërata me studentët e FE-së.

Gjatë ligjëratave studentët u njoftuan me temat që kanë të bëjnë me përshkrimin e tregut të kapitalit në Maqedoni të Veriut dhe ndikimin e tij në rritjen ekonomike si dhe menaxhimin e riskut në institucione bankare. Kjo është një mundësi shumë e mirë për studentët tanë meqë për së afërmi do të njoftohen me të dhëna të rëndësishme që lidhen me fushën e studimeve të tyre.

Gjatë vizitës po ashtu, profesoreshat njeherësh Dekanja e FE-Prilep Prof.Dr. Dragica Odzaklieska dhe Prodekanja Prof.Dr. Tatjana Spaseska, u pritën në takim nga Dekani i FE-së Prof.Asoc.Dr. Qazim Tmava dhe Prodekanja Prof.Ass.Dr. Filloreta Kunoviku Demiri. Në takim u diskutua për ngritjen e bashkëpunimit midis dy njësivë akademike me qëllim të përfitimit të studentëve dhe stafit akademik.