Në kuadër të programit Erasmus+, dy profesor të FTU-së, vizituan Fakultetin e Shkencave të Ushqimit dhe Teknologjisë në Rumani
Nga Universitetit “Isa Boletini” në Mitrovicë, Fakulteti i Teknologjisë Ushqimore, në kuadër te programit Erasmus + për shkëmbimin e stafit në mësimdhënie, dy profesor të FTU-së, Prof.asoc.dr. Valdet Gjinovci dhe Prof.asoc.dr. Fatos Rexhepi, qëndruan pranë Fakultetit të Shkencave të Ushqimit dhe Teknologjisë, në Universitetin e Shkencave Bujqësore dhe Mjekësisë Veterinare në Cluj, Rumani.
Profesorët u pritën nga drejtuesit e universitetit me ç’rast u takuan me prorektorin për shkencë Prof. Dr. Vlad Muresan, i cili u njoftua nga afër mbi programin dhe infrastrukturën e universitetit “Isa Boletini” në Mitrovicë, i cili ju dëshiroi mirëseardhje dhe falënderoi për mirëpritjen e stafit të këtij Universitetit te cilët ishin për mbajtjen e ligjëratave ne Fakultetin e Teknologjisë Ushqimore ne Mitrovicë, po ashtu u shpreh i gatshëm për bashkëpunim dhe shkëmbimin e përvojave në vijimësi, të ardhmen në fushat me interes shkencorë ndërmjet dy universiteteve dhe fakulteteve.
Ata qëndruan pran këtij Fakulteti nga data 03.06 – 07.06.2024, ku mbajtën ligjërata për; fushën e sigurisë ushqimore, toksikantëve, mbetjet në ushqim, mbi formimin e akrilamides gjatë fërgimit të patates si dhe mënyrat e përcaktimit të nivelit të sajë në pataten e fërguar.
Gjithashtu, profesorët morrën pjesë në festivalin e USHQIMIT, i organizuar nga Fakulteti i Shkencës dhe Teknologjisë së Ushqimit pran këtij Universiteti, ku Profesorët e lartpërmendur ishin në panel për vlerësimin e prezantimit të studentëve dhe dhënien e diplomave për studentet e vlerësuar nga ana e tyre, aty gjithashtu takuan dhe bashkëbiseduan me stafin akademik pjesëmarrës në festival dhe prodhues vendor te produkteve ushqimore.