Tra

Në UIBM u prezantua “Udhëzuesi për Migrim të Rregullt Jashtë Vendit”

Qendra për Zhvillim në Karrierë në kuadër të Universitetit „Isa Boletini“ në Mitrovicë në bashkëpunim me GIZ kanë prezantuar të hënën para studentëve “ Udhëzuesin për Migrim të Rregullt Jashtë Vendit”. Në emër të UIBM, të pranishmit i ka përshëndetur, Alban Fazliu nga QZHK-ja, ndërsa nga GIZ-i kanë prezantuar Kaltrina Fejzullahu, këshillare për migrim dhe Burim Korça, konsulent.

Temat për të cilat u diskutua gjatë prezantimit ishin: Migrimi i rregullt, Mundësitë e studentëve kosovarë, Mobiliteti për studentë, Puna praktike, Puna vullnetare, Punësim sezonal, Au Pair, Hospitimi, Vendet më të preferuara, Kriteret, Aspektet financiare, Dokumentet e kërkuara, Rreziqet – Migrimi i parregullt etj.