LIbrary

Nga 1 tetori 2024 është aktiv  linku për qasje në databazën ProQuest Academic përmes IP-së së universitetit

Me qëllim të rritjes së kapaciteteve kërkimore në Universitetin e Mitrovicës “Isa Boletini” (UIBM), është duke u punuar për të  siguruar qasje në disa databaza të rëndësishme për stafin akademik dhe studentët. Në këtë kuadër, nga 1 tetori 2024 do të jetë aktiv  linku për qasje në databazën ProQuest Academic përmes IP-së së universitetit.

Kjo databazë do të ofrojë qasje në punime shkencore të indeksuara në platforma si Web of Science, Scopus, si dhe në një gamë të gjerë librash dhe videosh akademike online. Qasja do të jetë e kufizuar për testim për një periudhë prej 30 ditësh. Nëse haset në vështirësi gjatë përdorimit, mos hezitoni të komunikoni me Zyrën për Bashkëpunim Ndërkombëtar.

Linku i databazës:

https://www.proquest.com/pq1academic?accountid=131239

Ndërsa si udhërrëfyes për qasje në  databazë gjeni linkun e mëposhtëm

ProQuest One Academic – LibGuides at ProQuest.