Beqir Mehmeti.

Ngushëllimi i rektorit Musaj për vdekjen  ish-profesorit të FXM-së, Beqir Mehmeti

Të nderuar familjarë, miq dhe kolegë të ish-profesorit të Fakultetit të Xehetarisë dhe Metalurgjisë, Beqir Mehmeti, më lejoni që në emrin tim personal dhe në emër të Universitetit “Isa Boletini” në Mitrovicë t’ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta për vdekjen e tij. Përveç kontributit të jashtëzakonshëm në përgatitjen e kuadrove të reja si mësimdhënës, ai është shquar edhe për aktivitetin shkencor, duke qenë i pranishëm nëpër konferenca shkencore e simpoziume me punimet e tij.

Gjithashtu, i ndjeri për shumë vite ka punuar edhe në “Trepçë”, duke filluar nga pozita e inxhinierit e deri në atë të drejtorit. Puna dhe kontributi i tij e kanë bërë një personalitet të respektuar, për çka familjarët, miqtë dhe kolegët e tij duhet të ndjehen krenarë. U prehtë në paqe!

Rektori

Prof.dr.Alush Musaj