Ngushëshllimi i rektores, Shala, për ndarjen nga jeta të prof.dr. Afrim Koliqi
Të nderuar familjarë, miq dhe kolegë të profesorit të ndjerë, prof.dr. Afim Koliqi, më lejoni që në emrin tim personal dhe në emër të Universitetit “Isa Boletini” në Mitrovicë, të shpreh ngushëllimet më të sinqerta për ndarjen e tij nga jeta. Ikja e profesorit Koliqi nga kjo botë, përveç familjes, do t’i mungojë shumë studentëve, kolegëve dhe Fakultetit të Gjeoshkencave në Universitetin tonë, ku ka punuar si mësimdhënës.
I ndjeri ka lënë emër të mirë me punën dhe angazhimin e tij gjithandej. Kjo duhet ta ngushëllojë familjen dhe të gjithë ata që e kanë dashur dhe respektuar.
E nderuara familje e profesorit të ndjerë, bashkëndjejmë me ju në këto momente dhimbjeje dhe mërzie dhe jemi krenarë bashkë me ju për shëmbëlltyrën e tij! U prehtë në paqe!
Rektorja
Prof.asoc.dr. Merita Shala