Dezinfektimi

Dezinfektohen hapësirat e UMIB-it, si masë parandaluese ndaj Covid-19

Si masë parandaluese për mospërhapjen e Coronavirusit Covid-19, të hënën ka nisur dezinfektimi në hapësirat e Universitetit të Mitrovicës “Isa Boletini” (UMIB).  Dezinfektimi do të bëhet në të gjitha hapësirat universitare, si zyre, salla, laboratorë, kabinete etj.

Gjithashtu është planifikuar të dezinfektohen edhe hapësirat e rektoratit. Sekretari i përgjithshëm i UMIB-it, Xhelal Smakiqi, tha se dezinfektimi është në kuadër të masave që janë marrë për të parandaluar përhapjen e Covid-19.