Praktika

15 studentë nisin punën praktike me pagesë në UIBM

Në Universitetin “Isa Boletini” në Mitrovicë (UIBM) kanë nisur punën praktike me pagesë 15 studentë, si rezultat i Marrëveshjes së Bashkëpunimit ndërmjet UIBM dhe Agjencisë së Punësimit të Republikës së Kosovës. Kjo është mundësuar në kuadër të skemës “Kosovo Generation Unlimited”, që realizohet nga bashkëpunimi ndërmjet Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve, UNICEF-it dhe Rrjetit CRS Kosova.

Në bazë të këtij projekti, studentët të cilët janë shpërndarë në zyret e administratës, do të jenë të angazhuar për një periudhë 3 – mujore në punë praktike me pagesë. Rektorja e UIBM, prof.dr. Nurten Deva, ka përgëzuar studentët e përzgjedhur dhe është zotuar të vazhdojnë projektet e këtilla që do të ofrojnë mundësi edhe më të mëdha për studentët. Ndërsa, sekretari i përgjithshëm, Avdyl Beqiri, ju ka uruar sukses të përzgjedhurve dhe ua ka sqaruar procedurat e angazhimit.

2