Një delegacion nga Universiteti i Krakovës vizitoi Fakultetin e Gjeoshkencave
Një delegacion nga AGH Universiteti i Shkencës dhe Teknologjisë, Krakovë, Poloni (Fakulteti i Gjeologjisë, Gjeofizikës dhe Mbrojtjes së Mjedisit), i prirë nga prof. asoc. dr. Jaroslav Prsek, ka qëndruar për vizitë në Fakultetin e Gjeoshkencave (FGJ) në Universitetin “Isa Boletini” në Mitrovicë (UIBM). Vizita është realizuar në kuadër të bashkëpunimit të këtyre dy fakulteteve nga Universiteti “Isa Boletini” në Mitrovicë dhe Universiteti i Krakovës.
Delegacioni u prit në takim nga dekani i FGJ-së, prof. dr. Naser Peci i shoqëruar nga prof. dr. Gani Maliqi, ku u diskutua për mundësitë e avancimit të bashkëpunimit, me theks të veçantë në projekte të përbashkëta si dhe mundësinë e mobilitetit të stafit dhe studentëve. Kolegët nga Polonia i dorëzuan FGJ -së edhe disa mostra nga vendburimet e Polonisë që mund të përdorin studentët dhe stafi për njohjen me të mirë të vendburimeve.
Delegacioni nga Polonia, pjesë e të cilit ishin edhe 5 studentë të nivelit master të Programit Gjeologjia Ekonomike, po zhvillon vizita studimore nëpër vendburime dhe zona gjeologjike të caktuara të Kosovës.