Një delegacion nga Universiteti i Shkencave të Aplikuara “Van Hall Larenstein” nga Holanda qëndroi në FTU
Në Fakultetin e Teknologjisë Ushqimore (FTU) qëndruan zyrtarët për bashkëpunim ndërkombëtar nga Universiteti i Shkencave të Aplikuara “Van Hall Larenstein” nga Holanda. Delegacioni përbëhej nga: Ingrid de Vries, koordinatore e Erasmus-it dhe udhëheqëse e projektit për projektin aktual KA107, Johan de Velde, lektor i Menaxhimit të Zhvillimit Ndërkombëtar (IDM) dhe drejtues projekti, Arno de Snoo, menaxher Programi (IDM) dhe z. Koos de Vries, koordinator për Teknologji të Qumështit.
Ata u pritën në takim nga dekani i FTU -së, prof. asoc. dr. Milaim Sadiku, prodekani për Cilësi dhe Bashkëpunim Ndërkombëtar, prof. asoc. dr. Mehush Aliu si dhe prof. ass. dr. Faruk Hajrizi dhe ass. mSc. Arbër Hyseni. Në takim u bisedua për planin e ri institucional dhe fokusin e Universitetit “Van Hall Lareinsten”, prezantimin e strukturës së re drejtuese dhe organizative, përfshirjen e UIBM në projektin KA 107 si dhe statusin e projektit aktual KA107.