Një ekip i Erasmus+ realizoi një vizitë monitoruese në UMIB
Një ekip i programit Erasmus+ në Kosovë, i udhëhequr nga koordinatorja, Jehona Lushaku, ka realizuar të hënën një vizitë monitoruese-këshilluese në Universitetin e Mitrovicës “Isa Boletini” (UMIB), në lidhje me projektin “Metoda Inovative në Mësimin e Matematikës” (iTEM). Koordinatori i këtij projekti në UMIB, Faton Merovci, i njoftoi për punën e deritashme që është bërë për këtë projekt.
Merovci, tha se gjithçka deri me tani ka shkuar mirë dhe nuk ka pasur ndonjë problem. “Projekti iTEM po shkon mirë dhe nuk ka pasur ndonjë sfidë serioze në këtë drejtim”.
Zyrtarët e Erasmus”, janë pritur në takim edhe nga rektori, Alush Musaj, i cili i falënderoi për mbështetjen sa i përket projekteve të UMIB-it. “Kemi një bashkëpunim të mirë dhe jemi të kënaqur me mbështetjen tuaj, që presim të vazhdoj”, tha ai.
Ndryshe projekti iTEM parashikon të ndihmojë studentët të realizojnë ndikimin e matematikës në studimet e tyre dhe suksesin profesional në mënyrë të pavarur nga disiplina shkencore.