Një grup studentësh vizituan Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”
Një grup studentësh të shoqëruar nga drejtuesit e Parlamentit Studentor dhe Qendrës për Zhvillim në Karrierë kanë vizituar të enjten Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”. Në takim me Bujar Gashin nga Zyra për Marrëdhënie me Publikun (Limak Kosovo International Airport J.S.C, Prishtina International Airport “Adem Jashari”), janë diskutur mundësitë e vazhdimit të bashkëpunimit që tashmë ka krijuar një traditë të mirë.
Alban Fazliu nga QZHK ka falënderuar menaxhmentin e Aeroportit për pritjen dhe mbështetjen për studentët e UIBM. “Kemi krijuar një traditë të mirë bashkëpunimi për çka jemi mirënjohës dhe të interesuar që ta zgjerojmë edhe më tepër”.
Zyrtarët e Limak Kosovo International Airport J.S.C, Prishtina International Airport “Adem Jashari”, shprehën gatishmërinë e vazhdimit të bashkëpunimit, ku tash e dy vjet një numër studentesh nga UIBM kanë përfituar nga “Global Engineer Girls Kosovo”.
Gashi sqaroi se “Global Engineer Girls Kosovo” është një nismë ndërkombëtare që inkurajon vajzat dhe gratë të eksplorojnë karrierën në STEM me fokus në inxhinieri.