Një grup studentët të prirë nga drejtuesit e Parlamentit Studentor kanë vizituar Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren
Drejtuesit e Parlamentit Studentor të Universitetit “Isa Boletini” në Mitrovicë (UIBM) të shoqëruar nga 35 studentë kanë realizuar një vizitë në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren (UKZ). Gjatë kësaj vizite ata kanë takuar kolegët e tyre në UKZ, mandej sekretarin e Përgjithshëm, Nexhmedin Krasniqi, prorektorin për Bashkëpunim Ndërkombëtar dhe Ngritje të Cilësisë, prof.ass.dr. Arsim Susuri si dhe udhëheqësin e Qendrës për Zhvillim në Karrierë, Nehat Gashi.
Gjatë këtyre takimeve studentët e UIBM janë njoftuar me kushtet e punës, sfidat dhe të arriturat e UKZ – së. Gjithashtu është biseduar për mundësitë e bashkëpunimit ndërmjet Parlamenteve Studentore të të dyjave universiteteve.
Drejtuesit e PS -së kanë falënderuar studentët, drejtuesit dhe zyrtarët e UKZ – së për pritjen dhe gatishmërinë e bashkëpunimit.