Projekti i Fakultetit të Edukimit për Qendrën e Kërkimeve Akademike përfiton nga Programi i Granteve për Mbështetje të Universiteteve 2023/2024 nga Ambasada e SHBA -së
Fakulteti i Edukimit në Universitetin “Isa Boletini” në Mitrovicë (UIBM) ka arritur ta fitojë grantin nga Programi i Granteve për Mbështetje të Universiteteve 2023/2024, i financuar nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë përmes “Kosovo United States Alumni” (KUSA). Projekti fitues me titull “Empowering Data Analysis and Innovation at the Advanced Academic Research Center” ka për qëllim krijimin e Qendrës së Kërkimeve Akademike, duke ofruar përfitime për studentët, Alumni dhe stafin akademik të Universitetit.
Koordinatorja e projektit, ass. Hatixhe Gashi, më 15.12.2023, ka nënshkruar kontratën për këtë projekt me përfaqësuesin e KUSA, Fisnik Ahmeti. Drejtuesit e UIBM kanë falënderuar Ambasadën Amerikane në Kosovë dhe KUSA për mundësinë dhe vlerësimin e dhënë për realizimin e projektit, duke e konsideruar si një kontribut të vlefshëm për ngritjen e kapaciteteve kërkimore dhe akademike.
Gjithashtu është vlerësuar ekipi punues, i përbërë nga ass. Hatixhe Gashi, ass. Arbesa Uka dhe ass. Gentiana Imeraj (nga stafi akademik i Fakultetit të Edukimit), për kontributin e tyre në ideimin dhe implementim e këtij projekti.
“Ky projekt u financua përmes grantit të Ambasadës Amerikane në Prishtinë. Mendimet, përfundimet dhe konkludimet apo rekomandimet e shprehura këtu janë të Autorit(ëve) dhe jo medoemos pasqyrojnë qëndrimet e Departamentit të Shtetit”.